-
Notifications
You must be signed in to change notification settings - Fork 0
/
Copy pathinformacion.txt
12 lines (7 loc) · 1.29 KB
/
informacion.txt
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
Ky fjalor drejtshkrimi i gjuhës shqipe është produkt i punës së vyer të gjuhëtarëve dhe të Akademive shqiptare të Shkencave, edhe pse nuk kanë dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në përpilimin e tij.
Mbi 800 mijë fjalëforma janë përftuar nga zbatimi i rregullave të "Drejtshkrimit të gjuhës shqipe" (1973) dhe i normave të reja prej vitit 2013 e në vijim, duke analizuar "Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe" (1980), "Fjalorin e gjuhës shqipe" (2006) dhe "Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe" të vitit 2015. Fjalësi aktual është ndër më të pasurit për shqipen, që mundësohet falas në internet.
Me gjithë përpjekjen për të pakësuar të metat nga hedhja me dorë e rregullave dhe e zërave të fjalorit, ka vend për vërejtje. Prandaj më kontaktoni nëse vini re gabime dhe mund të më sugjeroni fjalë a kategori gramatikore, që vëreni se mungojnë.
Ju faleminderit hartuesve të veprave të mësipërme:
— (1980) Androkli Kostallari, Jani Thomaj, Xhevat Lloshi, Miço Samara, Josif Kole, Palok Daka, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Ferdinand Leka, Emil Lafe, Kornelja Sima, Thanas Feka, Beatriçe Keta, Agim Hidi.
— (2006) Jani Thomai, Miço Samara, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Artan Goga.
— (2015) Ali Dhrimo, Rami Memushaj.